Nba, fiton Golden State, Chicago trondit Bostonin

auto_sjm-warriors-0417-1611492420479.jpg

Golden State Warriors dhe Houston Rockets dhurojnë spektakël në sfidat e para cerekfinale të Konferencës së Perëndimit, në Lindje nuk zhgënjen Washington Wizards , ndërsa surpriza e mbrëmjes mban emrin e Chicago Bulls. Ndeshje e ekulibruar në Oracle Arena deri në periodën e 4-t sepse në 12-minutëshin e fundit, Golden State shpërthehu dhe falë një avantazhi të pjesshëm 33-21, arriti të mposhte Portland Trail Blazzers me shifrat përfundimtare 121-109. McCollum dhe Lillard të cilët shënuan respektivisht 41 dhe 34 pikë, bënë gjithcka për të evituar humbjen e skuadrës nga Oregoni, por nuk ja dolën dot sepse përballë kishin një skuadër të tërë yjesh, me Golden State që mori kryesimin e serisë 1-0. Durant është rikthyer më i fortë se kurrë për të ndihmuar skuadrën nga Oakland të fitojë një tjetër titull në Nba. Ish lojtari i City Thunder ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për formacionin e trajnerit Steve Kerr pasi arriti të realizonte 32 pikë.

Në sfidën tjetër të Konferencës së Perëndimit, James Harden fitoi duelin e parë ndaj Rusell Westbroook. Në Toyota Center në Texas, Houston Rockets kaloi me rezultatin e thellë 118-87, Oklahoma City Thunder. Një meritë të jashtëzakonshme në këtë fitore të skuadrës teksane e kishte padiskutim James Harden autori i një paraqitjeje super. Ylli i Rockets koleksionoi në total, 37 pikë, 9 asist dhe 7 rebound duke lënë deri diku në hije ish shokun e skuadrës dhe rivalin e tij më të madh në këtë sfidë Rusell Ëestbrook, autori i ndeshjeje normale të cilën e mbylli me 22 pikë, 7 asist dhe 11 rebound. Me avantazhin 1-0 në favor të Rockets edhe ndeshja e dytë e këtij dueli të play-offit do të luhet në Houston.

Boston Celtics e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e parë për të patur avantazhin e fushës ndaj cdo skuadre tjetër në Lindje, por 17-herë kampionët e Nba kurrë nuk e kishin menduar se do të hasnin kaq shumë vështirësi përballë Chicagos që u kualifikua në play-off me shumë vështirësi. Në TD Garden, miqtë nga Ilionois bënë surprizën e madhe duke mposhtur Bostonin me rezultatin 106-102. Jimmy Butler me 30 pikët e tij bëri të pavlefshme paraqitjen fantastike të Isaiah Thomas i cili ishte pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 33 pikë .Vetëm 48 orë pasi motra e tij humbi jetën në një aksident rrugor Isaiah Thomas tregoi se është një kampion i madh duke zbritur mbi parket dhe duke zhvilluar një tjetër paraqitje të shkëlqyer . Me emra të tillë si Butler, Wade, Rondo e Mirotic në rradhët e Bulls-ave, Bostoni do ta ketë shumë të vështirë të përmbysi tashmë Chicagon që kryeson serinë 1-0.

E nisi në mënyrën më të mirë fazën play-off edhe Washington Wizards që në kryeqytet mposhti 114-107, Atlanta Haëks falë edhe liderit të ekipit John Wall i cili koleksionoi 31 pikë 14 asist dhe 4 rebound në këtë sfidë.

Komentet

0 thoughts on “Nba, fiton Golden State, Chicago trondit Bostonin”

  1. Kadri Voka says:

    falemnderit austri por be.nuk do pranoj ballkanin perendimor as nje her antare te be.

  2. tetova says:

    PER ISMET RAMADANIN PISI ME I MADH I TE GJITH KOHRAVE:
    SHUMEJE NJE INJORANT. SI NUK TE VJEN TURP ORE BITH SHITES PER 100EURO, NON STOP TE LUAJSH LOJ FJALESH ME FATIN E MILETIT A PER HESAP TANDIN DHE BDI-se.
    E KAM FJALEN PER DEKLARATEN PER ALSAT QE E KE DHENE KU KE THANE SE BDI DUHET TE KRIJOJ EDHE POLITIKE!!!!!!
    TI JE NJE ABSURD I MADH SIQ ESHTE BDI-JA ME GRUPIN E VET.
    O ALLAHU TE MAROFT BRE KRETEN. BENU I SINQERT E THUAJ:
    SE KJO GARNITUR UDHEHEQSE ASNI MUT SEN BAN DHE PIKEEEEEEEEE.

  3. tetova says:

    E KAM FJALEN KUR THE ORE DEBIL SE BDI TE KRIJOJ KRIZ POLITIKE!!!

Top