Myftinia e Tetovës shënon ditëlindjen e Muhamedit a.s. – FOTO

18053061_1670683076292757_1792047505_o.jpg

Tetovë, 20 prill – Në vazhdën e shumë aktiviteteve të planifikuara me rastin e Ditëlindjes së Vulës së Pejgamberisë, Muhamedit a.s., edhe në territorin e Myftinisë së Tetvës, nxënëset e e SHMI ”Medreseja Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë, shpëndanë fletushka me moton “Të tjerët rreth personalitetit të Muhamedit a.s” si dhe nga një pako me llokumë të sponzoruara nga kompania “Bllagoja Gjorev A.D” e cila posedon edhe çertifikatën Hallall nga Agjencioni i Standardit Hallall pranë BFI.

Kurse, nesër, në ora 17, në hollin e Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, nxënëset shpalosin ekspozitën e tyre nën moton “Artet e Bukura”. Ndërkaq, në ora 20, në sallën e Pallatit të Kulturës, nxënëset e kësaj paralele të Tetovë organizojnë manifestimin qendror “Muhamedi a.s. simbol i moralit”.

Komentet
Top