Murat Jashari rrëfen planet për vrasjet – VIDEO

auto_murat-jashari-780x4391489609564.jpg

Atentati i Murat Jasharit ndaj avokatit Azem Vllasi dhe dalja në skenë e Lëvizjes “Syri i Popullit” shumëkënd e ka shokuar, por kishte edhe skeptikë që nuk besonin në këtë organizim.

Madje, këto ditë kishte edhe konspiracion rreth kësaj ngjarje.

Megjithatë, RTV Dukagjini ka arritur të siguroj një video ekskluzive, ku shihet vetë Murat Jashari derisa flet dhe konfirmon të gjitha këto që ishin të pabesueshme për shumë qytetarë, transmeton Telegrafi.

Në videon e siguruar nga Dukagjini, atentatori i avokatit Azem Vllasi, konfirmon vetë se kanë bërë listë të ekzekutimeve dhe pas çdo aksioni të tyre, opinionin publik do ta njoftojnë përmes komunikatave se për çka i kanë kryer këto ekzekutime.

Në këtë incizim, Jashari konfirmon se kanë përcjellë lëvizjet e subjekteve politike dhe jopolitike, klerikët fetarë, pushtetet lokale e qendrore dhe se do të hakmerren, siç thotë ai, ndaj të gjithë atyre që prej vitit 1981 i kanë lënë shqiptarët të paaftë të krijojnë shtet dhe familje.

Komentet
Top