Mourinho i zhgënjyer nga paraqitja e Pogbas

auto_Pogba-min11476792242.jpg

Trajneri portugez nuk është i kënaqur me angazhimin e mesfushorit.

Paul Pogba vazhdon të kritikohet nga të gjithë. Pesha e rëndë që ka mbi supe mesfushori francez, vjen nga çmimi rekord që Manchester United ka paguar për të gjatë verës për ta transferuar nga Juventusi.

Në ndeshjen e fundit ndaj Liverpoolit, Pogba ishte më shumë si një turist në fushën e lojës dhe për këtë ai mori edhe kritika nga Jose Mourinho.

“Pozita në të cilën luajti Pogba, prisja nga ai që të përfshihej më shumë në aksione, por një gjë e tillë nuk erdhi”.

“Në fazën mbrojtëse ne bëmë shumë mirë, por duhej diçka më shumë për të fituar. Kishim një rast të mirë dhe prisja që Zlatan të shënonte”.

“Ishte një ndeshje e vështirë për të dyja palët. Por ata e patën më vështirë se ne. E kontrolluam çdo moment të lojës dhe ua bëmë me dije nga fillimi se nuk do ta kishin aq të lehtë sa prisnin para se të fillonte takimi”, ka deklaruar Mourinho për Sky Sports.

Ndeshjen e ardhshme ‘Djajtë e Kuq’ e zhvillojnë të enjten në kuadër të Ligës së Evropës përballë Fenerbahces në Old Trafford

Komentet