Mourinho zbulon se sa do të mungojë Pogba

auto_jose-2-780x4391489734551.jpg

Paul Pogba ka pësuar një lëndim kundër skuadrës ruse të Rostovit.

Kjo ka bërë që futbollisti të mos mundet të paraqitet në ndeshjen e fundjavës në Ligën Premier, kur Manchester United do të takohet me Middlesbrough.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i United, Jose Mourinho duke thënë se së paku këtë xhiro nuk do të mund të luajë francezi shkaku i lëndimit.

“Unë nuk e di se sa kohë do të jetë jashtë. Por e di se nuk do të luajë kundër Middlesbroughut dhe me kombëtaren franceze”, ka thënë portugezi.

Theksojmë faktin se Djajtë e Kuq aktualisht janë në pozitën e gjashtë tabelore të ligës elitare angleze.

Komentet
Top