Mourinho: Rezultat pozitiv, sulmuesit se bënë punën e tyre

murinjo-640x480.jpg

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se mbrojtësit e ekipit të tij mund të jenë “shumë të mërzitur” me sulmin e tyre pas barazimit 1-1 me Anderlechtin.

United kaloi në avantazh me anë të Henrikh Mkhitaryan në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës të enjten, por Leander Dendoncker barazoi në minutat e fundit për vendasit në Belgjikë.

Mourinho u largua i mërzitur nga dështimi i Unitedit për të siguruar një fitore dhe tha se sulmuesit e tij ishin për tu fajësuar në Stade Constant Vanden Stock.

“Rezultati është pozitiv. Për të luajtur në shtëpi me një avantazh është një rezultat i mirë në çdo rast”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencën e shtypit pas ndeshjes.

“Por, unë mendoj se rezultati duhet të jetë shumë më mirë dhe ne vetëm mund të fajësojmë veten, sepse kemi pasur një lojë të lehtë për të luajtur në pjesën e dytë dhe nuk kemi luajtur në sulm me atë instinkt dhe kemi humbur topin lehtë shumë herë”.

Komentet
Top