Moti i acartë zbutet të enjten

0-76.jpg

Nga sot (e hënë), deri të mërkurën vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë polare.

Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe shumë i ftohtë me periudha me diell, dhe me kushte për reshje të borës. Do të fryejë erë mesatare veriore.

Temperatura do të lëvizë prej minus pesë deri minus 14 gradë.

Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm dhe shumë i ftohtë me periudha me diell dhe me kushte për reshje të borës. Do të fryejë erë mesatare veriore.

Temperatura do të jetë minus tetë gradë.

Në ditët e ardhshme do të përqendrohet moti i ndryshueshëm me vranësira dhe shumë i ftohtë me kushte për reshje të dobëta lokale të borës.

Ndërsa sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga pasditja e së mërkurës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit të cilat do të zbusin këtë gjendje të acarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.

Reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende do të ketë ditën e hënë dhe të martën. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.

Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të mërkurën. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jug-perëndimi me shpejtësi deri në 6m/s.

Komentet