Montella ka një lajm të madh për tifozët e Milanit

auto_milann_1489907164-67458651489909751.jpg

Vincenzo Montella beson se skuadra e tij mund të kualifikohet në Evropë këtë edicion

Milan ka arritur një fitore të vështirë ndaj Genoas me rezultat minimal 1:0 në San Siro, në kuadër të xhiros së 29’të të Serie A.

Kjo fitore i ka dhënë zemër trajnerit Vincenzo Montella, i cili tha se skuadra e tij mund të siguroj një vend që dërgon në garat evropiane edicionin e ardhshëm.

“Jam i bindur që ne ende mund të arrijmë kualifikimin në Evropë, nëse vazhdojmë të tregojmë paraqitje të tilla”, tha Montella për Mediaset.

Pas 20 ndeshjeve të zhvilluara, Milan renditet në vendin e gjashtë më 53 pikë, dy pikë larg Europa League dhe 8 larg pozitës së tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve

Komentet
Top