Milani shpreson të firmosë me Sead Kolasinac

auto_Sead-Kolasinac1492492653.jpg

Shtohen shpresat e Milanit për të arritur te Sead Kolasinac, i cili në fund të sezonit do të largohet me parametër zero nga Schalke 04. Pasi u fol për një parakontratë të firmosur me Arsenalin, ai që i përgenjeshtron këto lajme është pikërisht babai i 23-vjeçarit, i cili deklaroi se për momentin asgjë nuk ka përfunduar me “Topçinjtë” dhe se i biri nuk ka firmosur asnjë parakontratë me anglezët. Gjithashtu ai bëri të ditur se vendimi për të ardhmen e mbrojtësit do të vendoset gjatë kësaj jave pas takimet me agjentin e lojtarit.

Komentet
Top