Mediat botërore sulmojnë gjyqtarin Kassai, si e komentojnë het-trikun e Ronaldos

auto_1492584717_934734_1492584768_portada_normal_recorte1-653x3801492591936.jpg

Crisitano Ronaldo dhe Viktor Kassai janë “lojtarët e mëdhenj” në shtypin europian. Në Gjermani ata janë “mallkim”, teksa portugezi shënoi mbrëmë tre gola, i ndihmuar edhe nga vendimet e arbitrit hungarez, që mori kritikat më të ashpra nga Italia. Bild Fußball (Berlin) – “Mallkimi Cristiano! Është e hidhur. Bayern bie në çerekfinale të Champions League kundër Realit. Superylli Cristiano Ronaldo shënoi tre gola për të përfunduar 4:2, pas kohës shtesë.”Bild (Berlin) -“Eliminimi më i hidhur i Bayernit. Gabime të trasha arbitrale, gola jashtë loje!

Të gjitha këto shkatërruan ëndrrën “hat-trick” të bavarezëve. Çfarë vendimesh, në mënyrë të gabuar”.Süddeutsche Zeitung – “Ronaldo shkatërron shpresat e Bayernit. Me pesë gola në të dyja çerekfinalet, lojtari i Real Madridit ka vendosur kualifikimin e të tijve. Sidoqoftë, arbitri luajti një rol kyç në rezultatin dramatik 4-2. Cristiano Ronaldo shënoi tre gola në “Bernabeu”, njëri prej të cilëve në pozicion jashtë loje (2-2)”. Die Welt: Cristiano Ronaldo u bë makthi i Bayernit. Thuajse i vetëm, sulmuesi portugez eliminoi Bayernin. Ylli i Real Madridit shënoi pesë gola në të dyja ndeshjet, raporton telesport. Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pati fjalë emocionuese për të”.Kicker.de: Cristiano Ronaldo përfundon ëndrrën e Bayernit në Champions. Pas disavantazhit 1:2, para tifozëve të vet, kampionët gjermanë ishin gati të bënin të papriturën ndaj Real Madridit, në çerekfinalen e kthimit, por do t’i thonin lamtumirë e Championsit, kur rezultati shkoi 4:2 në kohën shtesë. Lojtari vendimtar për Realin ishte përsëri Cristiano Ronaldo, i cili shënoi tre gola, më vendimtari prej tyre ishte “offside”.SportBild.de: Ronaldo shkatërron ëndrrën e Bayern Munih. Është e hidhur, sepse lojtarët bavarezë u treguan luftëtarë të mëdhenj. Bayern ishte i tronditur nga goli “offside” i “tregolëshi”-it Cristiano Ronaldo”. Corriere dello Sport: – Skandal Real. Arbitri eliminon Bayernin e Ancelottit.

Grotesk dëbimi nga fusha me karton të kuq i Vidal, ndërkohë që Casemiro është falur nga arbitri hungarez. Ronaldo bëri het-trik, por nënshkroi golin më vendimtar, që ishte “offside” e pastër. Farsë e Real Madridit”.Tuttosport: Reali i ndihmuar nga arbitrat eliminon një Bayern të madh. I padrejtë kartoni i kuq për Vidal dhe dy gola “offside” nga Ronaldo. La Gazzetta dello Sport: Ronaldo dhe helm. Arbitri Kassai ishte katastrofë. Bayern u la pa të drejtë me 10 lojtarë në fushë. Dy gola “offside” në favor të madrilenëve. L’Equipe: Cristiano Ronaldo dërgon në gjysmëfinale të Champions-it Real Madridin, pas një ndeshjeje të çmendur kundër Bayern Munih. Gjithçka ndodhi në 120 minutave lojë. Ronaldo bëri het-trik, ndërsa arbitrimi i Viktor Kassai ishte i diskutueshëm”.The Guardian: Një “het-trik” i diskutueshëm i Ronaldos rikthen në terezi Real Madridin. Portugezi shënoi dy gola “offside”, pasi Arturo Vidal u dërgua për fat të keq jashtë fushe me karton të kuq. Real Madridi ndëshkoi në kohë shtesë. The Daily Telegraph: Vendimet e arbitrit e shpërqendruan vëmendjen nga “het-trik” i Cristiano Ronaldos. Një lojë e shkëlqyer, kaotike, dramatike, madje epike, por edhe jashtëzakonisht e diskutueshme. Ronaldo bëri histori, por brenda një viti do të ndjehet çfarë lloji ndeshjeje do të kishte qenë, nëse “VAR” do të ishte futur më parë në përdorim

Komentet
Top