Mavraj: Me shpirt e zemër jam me çunat e kombëtares

Lojtari-i-ekipit-Kombetar-Shqiptar-Mergim-Mavraj-640x433.jpg

Mbrojtësi i Hamburgut, Mërgim Mavraj, ndryshe anëtar i kombëtares së Shqipërisë, ndjen keqardhje që nuk mund t’i ndihmojë shokëve ndaj Italisë. Ai është mungesa e madhe e kombëtares kuqezi për ndeshjen kualifikuese e botërorit, ndaj Italisë, të cilën do ta luajë në “Renzo Barbera” të Palermos, më 24 mars në orën 20.45.

“E pamundur për të qenë i gatshëm në këtë ndeshje, por me shpirt e zemër jam me çunat e kombëtares! Shpresoj që dëmtimet të mos më pengojnë më në të ardhmen. Ju dua fort!!!”, shkruan Mavraj.

Komentet
Top