MASH akrediton ciklin e dytë të programit studimor për FSHI

Lutfiu-mulla-sula-750x430.jpg

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, bashkë me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të hënën ka realizuar vizitë zyrtare në Fakultetin e Shkencave Islame. Delegacioni nga MASH-i, njofton Sektori për marrëdhënie me opinionin i Ministrisë, u mirëprit nga Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H.Sulejman ef.Rexhepi dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Faredin Ebibi. Ministri Lutfiu, shtohet në kumtesë uroi kryetarin e BFI-së dhe Dekanin e FSHI-së për marrjen e lejes për punë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, për ciklin e dytë të programit studimor për FSHI, për vitin akademik 2017/2018. Gjithashtu nga ana e MASH-it janë siguruar 4 milion denarë për veprimtarinë arsimor-shkencor të FSHI-së. Në këtë takim u bisedua edhe për tejkalimin e sfidave të FSHI në drejtim të krijimit të kuadrit sa më cilësor, konkurrent në lëminë që zhvillon ky institucion i arsimit të lartë.

Gjatë vizitës së realizuar, kryetari i BFI-së falënderoi ministrin Lutfiu për mbështetjen e dhënë nga ana e Ministrisë së Arsimi dhe Shkencës për këtë institucion fetar.

Komentet
Top