Masa të përgjithshme për popullatën nga gripi sezonal

0-88.jpg

Komisioni për sëmundje infektuese përkujton në masa të përgjithshme për popullatën për parandalimin e gripit, të cilat janë vërtetuar në mbledhje të mbajtur më 5 janar të vitit 2017. Masat kanë të bëjnë me të gjitha sëmundjet respiratore akute dhe, siç thekson Komisioni, mund të jenë me dobi të madhe, sidomos nëse zbatohen gjatë gjithë periudhës së dimrit:

– Të shmanget tubimi dhe qëndrimi në hapësira ku qëndrojnë më shumë njerëz, sidomos që të shmanget kontakt i afërt me njerëzit që janë të sëmurë ose të dyshuar – kolliten, teshtijnë, kanë temperaturë të lartë të trupit.

– Shpesh të pastrohen duart me ujë dhe sapun ose me mjet dezinfektues.

– Të ngrohen hapësirat e qëndrimit dhe shpesh të ajrosen.

– Rekomandohet veshje e ngrohtë, banja të ngrohta.

– Të pihen pije të ngrohta (çajra ose supa), lëngje të frutave të shtrydhura, ujë me limon.

– Të konsumohen produkte të freskëta të pasura me vitamina dhe minerale, më mirë fruta dhe perime, të cilat janë të domosdoshme për organizmin. Sidomos preferohen produkte të pasura me vitamin C (citrona, limona, portokaj, speca). Nëse nuk keni gjithmonë produkte të freskëta ushqimore mund të përdoren edhe preparate multivatamine përmes tabletave dhe përforcues të imunitetit.

– Praktikim i mënyrës së shëndoshë të jetesës dhe shprehi të shëndosha, duke përfshirë gjum të mirë dhe pushim, ushqim të shëndetshëm, mirëmbajtje e aktivitetit fizik dhe psikik, zvogëlim i stresit. Imuniteti i fuqishëm ndihmon në shëndet të mirë për përballje më të lehtë me gripin dhe sëmundjet e tjera të ngjashme me gripin.

Në rast të sëmundjes nga gripi ose nga ndonjë infeksion tjetër virozal të ngjashëm me gripin, Komisioni rekomandon:

– Qëndrim në shtëpi, mos shkuarje në punë, në shkollë ose në vende ku ka shumë njerëz.

– Pushim dhe konsumim të shumë lëngjeve dhe ushqimit të lehtë.

– Evitim i kontakteve të shpeshta me personat, me të cilët bashkëjetohet, të mos pranohen vizita derisa zgjat sëmundja.

– I sëmuri të vendosë maskë/facoletë në gojë dhe hundë kur kontakton me të afërmit në shtëpi, kur kollitet dhe teshtin.

– Të lahen duart me ujë të ngrohtë dhe sapun – shpesh dhe mirë, sidomos pas teshtitjes dhe kollitjes.

– Të përdoren facoleta të lagura, të cilat përmbajnë alkool ose mjet për dezinfektim të duarve.

– Të shmanget prekja e syve, hundës dhe gojës me duar.

– Mënjanim pse dezinfektim i sendeve të ndotura nga rrethina në mënyrë adekuate.

– Ajrosje e shpeshtë e hapësirës ku i sëmuri qëndron derisa është i sëmurë.

– Mbajtje e ambientit të pastër – sende, sipërfaqe me mjete për higjienë në shtëpi.

– Po qe se simptomat e sëmundjes përkeqësohen ose zgjasin më shumë ditë, i sëmurit nga gripi të kërkojë ndihmë mjekësore.

Komentet