Masa disciplinore kundër Vardarit?

57574-kolaz-1.jpg

Pamjet e shëmtuara nga incidenti i ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së xhiros së 16-të të LPFM-së, ndërmjet Vardarit dhe Renovës sigurisht do të hapin punë për Komisionin Diciplinorë të Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Rrëmuja dhe goditjet e ndërsjellta sigurisht se shkojnë në dëm të ekipit të Vardarit që edhe një herë tregohet organizator i dobët i ndeshjeve si vendas dhe minimumi i dënimit në raste të këtilla është pezullim për dy ndeshje të terenit të tyre, mirëpo nëse merret parasysh fakti se ky nuk është rasti i parë që Vardari dhe pikërisht futbollisti i tyre Popov inicojnë incident, atëherë dënimi duhet dhe patjetër të jetë më drastik.

Ndërkohë Vardari dhe Renova për ndeshjet e tyre të mesjavës me Pelisterin dhe Shkëndijën do të jenë të dobësuar pa futbollistët e ndëshkuar me kartona të kuq pikërisht shkaku i incidentit, Kojasheviq dhe Popov të Vardarit dhe Nuhiu e Huseini nga Renova. Ndërkohë masa diciplinore priten edhe për skuadrën e Sileksit për shkak se pas përfundimit të takimit me Pelisterin, është sulmuar trajneri kondicional i skuadrës mysafire.

Komentet