Majlinda Kelmendi, ambasadore e organizatës që ndihmon fëmijët me kancer

auto_majlinda-kelmendi-11489404874.jpg

Fituesja e medaljes olimpike, Majlinda Kelmendi do të bëhet ambasadore e fondacionit “Care for Kosovo Kids”, organizatës e cila ndihmon fëmijët me kancer në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë fondacioni përmes një komunikate ku thuhet se nesër fituesja e medaljes së artë Majlinda Kelmendi do të prezantohet si ambasadore.

Drejtori i QKUK-së, Curr Gjocaj dhe pacientët që janë duke u trajtuar do të jenë pjesëmarrës të këtij eventi gjithashtu.

“Të martën mirëpresim Majlinda Kelmendin, xhudisten kosovare e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat e fundit Olimpike në Rio de Janeiro 2016, si ambasadoren tonë në fondacionin Care for Kosovo Kids.

Fondacioni Care for Kosovo Kids, aktive në Kosovë që nga viti 2013, ka qenë në gjendje me sukses të sigurojë medikamente për të gjithë fëmijët të cilët janë duke u trajtuar nga kanceri në QKUK. Ne jemi shumë krenar dhe të nderuar që të kemi Majlinda Kelmendin si ambasadoren tonë kosovare”, thuhet në komunikatë

Komentet
Top