LSDM-ja dorëzoi nismën në Kuvend, flet edhe Zaevi

Zoran-Zaev-9-520x338.jpg

LSDM-ja sot edhe zyrtarisht dorëzoi nismën për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Sipas Oliver Spasovskit nga kjo parti, hapi i parë do të jetë zgjedhja e kreut të Kuvendit. Spasovski madje tha se ky hap do të largoj edhe argumentin e siç u shpreh ai të pakuptimtë të Ivanovit rreth dhënies së mandatit për formimin qeverisë, kreut të LSDM-së Zoran Zaev.

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev gjatë një deklarate është shprehur se Maqedonisë i nevojitet proces që shpie vendin përpara.

“Si mandatar nuk do të harxhoj 20 ditë për të formuar qeverinë e re. Do të bëj çmos që në rast se e marr mandatin ti shkurtoj të gjitha këto afate që të kursejmë kohë për shkak se pritjet e të gjithëve janë që në shtet të zhvillohet një garë reale demokratike”, tha Zaev.

Duke u përgjigjur rreth pyetjes për akuzat që rrëndojnë mbi te, tha shkurt se gjithçka që ka punuar në jetë e ka bërë në pajtim me ligjin.

Komentet
Top