LSDM insiston: Kemi edhe plan dhe strategji për zhbllokimin e Kuvendit

lsdm-m-euml-4-mars-zgjedh-kandidatin-p-euml-r-president_hd.jpg

Nga LSDM-ja tashmë disa ditë vazhdojnë të premtojnë të njëjtën gjë, zhbllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit ligjvënës dhe votimin e Qeverisë së re. Sipas tyre, shumica e re deri tani është sjellë në mënyrë të arsyeshme kurse askush nuk do të mund të pengojë hapin e ardhshëm të tyre, si grup i koordinuar prej 67 deputetësh.

“Kemi edhe plan dhe strategji dhe në një kohë shumë të shkurtër, shumica në Kuvend do ta marrë përgjegjësinë dhe detyrimin edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit edhe për zgjedhjen e Qeverisë së re reformuese dhe vlerësojmë se kjo është gjëja më e mirë edhe për qytetarët. Planin nuk mund ta bëjmë publik në këtë moment, në interest ë të gjithë qytetarëve por ajo që ne do të bëjmë është në ëprputhje me Kushtetutën, me rregullativën ligjore dhe rregulloren e Kuvendit – deklaroi Lupço Nikollovski, LSDM.

Komentet
Top