LR-PDSH shkarkon shqiptarin, Këshillin Komunal të Strugës u’a dorëzon maqedonasve

sela-press.jpg

LR-PDSH e mbështetur nga LSDM ka votuar për shkarkimin e Kryetarit të këshillit komunal të Strugës, Abdulla Qazimovski, raporton SHENJA.

Nga LR PDSH kanë propozuar që përkohësisht me seancën të udhëheq këshilltari i LSDM-së Risto Qushko, i cili është këshilltari më i vjetër në këtë përbërje. Ky propozim i LR PDSH-së është mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Për shkarkimin e Qazimovskit të përmbajtur kanë votuar nga VMRO dhe BDI.

Kryetari aktual i zgjedhur do të kryesojë me seancë deri sa të propozohet dhe të caktohet kryetari i ri.

Ende nuk ka propozim tjetër se kush do të udhëheq me këshillin komunal të Strugës.

Komentet
Top