Lopez dhe i dashuri i ri në Bahamas

auto_14893258582341489410824.jpg

Pak ditë pasi u kuptua se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë në lidhje dashurie, duket se ata kanë vendosur për të kaluar një vikend plot dashuri.

Të dy janë larguar drejt Bahamas në një udhëtim romantik.

Një burim i afërt ka thënë se këngëtarja Lopez dhe sportisti Rodriguez gjatë vikendit kanë qëndruar në një shtëpi private të një mikut të tyre.

“Është akoma herët, por duket se Jennifer dhe Alex e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”, ka thënë ky burim.

Ndërsa, Lopez e Rodriguez janë parë edhe më herët së bashku kur kishin kaluar një vikend në Los Angeles, por duket se udhëtimi i tyre i fundit shënon edhe zyrtarisht nisjen e lidhjes së dashurisë mes të dyve.

“Alex gjithmonë e ka vlerësuar personalitetin dhe bukurinë e Jennifer Lopez. Ajo është vajza e ëndrrave për të”, ka thënë për revistën People, një mik i bejsbollistit.

Vendi që çifti i ri i Hollivudit ka zgjedhur nuk është i panjohur për personat e famshëm.

Aty shumë shpesh janë parë edhe Reese Witherspoon, Tom Brady dhe Gisele Bundchen e edhe Ben Aflleck dhe Jennifer Garner.

Komentet
Top