Lojtarët e BVB reagojnë ndaj UEFA-s: Askush nuk mund të luante pas asaj që ndodhi, ne jemi njerëz

auto_borussia-dortmund-signal-iduna-park-marc-bartra-tribute_zbc2fmlgu4e148wd6fryhad6-780x4391492070827.jpg

Lojtarët e Borussia Dortmundit kanë thënë se sulmet e të martës mbrëma kanë ndikuar në paraqitjen e tyre ndaj Monacos.

Më pak se 24 orë pas shpërthimeve që ndodhën pranë autobusit të skuadrës gjermane, ata u desh ta zhvillonin ndeshjen, të cilën e humbën me rezultat 3-2.

Trajneri dhe disa lojtarë të BVB kanë thënë se ishin informuar me mesazh nga UEFA që duhej ta zhvillonin ndeshjen menjëherë pas sulmeve që e lanë të lënduar Marc Bartran.

“Neve nuk na kanë pyetur në asnjë moment. Ne jemi njoftuar me anë të një SMS se vendimi ishte marrë në Zvicër. Kjo nuk ishte gjë e mirë”, ka deklaruar Thomas Tuchel për RuhrNewsBVB.

“Derisa filloi ndeshja, koka ime ishte përplot me gjithçka, pos me futboll… Ne jemi njerëz. E di se është dashur të luanim sot, por njerëzit nuk duhet të harrojnë atë që ndodhi”, ka thënë Nuri Sahin.

“Ishte shumë vështirë për ne. Mezi kishim fjetur, të gjithë u përpoqëm që të kalonim kohë me familjet tona. Bënë më të mirën që mundëm”, është shprehur Julian Weigl.

“Ne nuk jemi kafshë, jemi njerëz, kemi familje, fëmijë të vegjël në shtëpi. E marta ishte dita më e keqe në jetën time. Jam i lumtur që jam gjallë”, ka theksuar Sokratis Papastathopoulos.

“Askush nuk deshi të luante sot”, ka thënë Matthias Ginter.

Komentet
Top