Loja e famshme “Super Mario” së shpejti në Android

auto_kll1489931578.jpg

Në janar, ne mësuam se loja mjaft e famshme “Super Mario Run” do të ishte e disponueshme për telefonat “Android” në muajin mars, ndërsa së fundmi është bërë e ditur se kjo lojë do të jetë e disponueshme në “Play Store” duke filluar që nga data 23 mars.

Kjo lojë u lançua fillimisht nga “Nintendo” vetëm për telefonat “iPhone”, dhe është shkarkuar plot 78 milionë herë.

Po ashtu loja do të ketë edhe disa përditësime në versionin e saj të ri, 2.0.0.

Komentet
Top