Lëngu që shkrin yndyrat e rrezikshme kur e teproni me ushqim

auto_ko31492496533.jpg

Kolesteroli është yndyra më e njohur në organizëm dhe është e pranishme në secilën qelizë të organizmit. Dallojmë kolesterolin e mirë ‘HDL’ nga ai i dëmshëm ‘LDL’, e rritja e këtij të fundit në gjak shkakton shumë sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut. Yndyrave që rrezikojnë shëndetin është e mundur t’i kundërviheni me përzgjedhjen e duhur të ushqimeve, një prej tyre është edhe grejpfruti.

Përbërësit: – 1 grejpfrut; – 2 kërcej selino; – majdanoz; – ¼ limon; – 3 rriska xhenxhefil. Përgatitja: Të gjithë përbërësit i hidhni blender dhe i përzieni derisa të fitoni një lëng të trashë dhe së paku një gotë lëng si ky ta pini gjatë ditës, i cili rregullon yndyrat në organizëm.

Këshillë: Lëngun e freskët më së miri është ta konsumoni para drekës, që i lë hapësirë trupit t’i absorbojë të gjithë përbërësit dhe të aktivizojë efektin e tyre.

Komentet
Top