Lazim Destani: Kompanitë shqiptare të afta për të konkurruar në perëndim

lazim1.jpg

Në cilësinë e Kryetarit të Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare sonte në Prishtinë pata nderin të marr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim mes Rrjetit dhe USAID-it ku drejtori Xhejms Hope përfaqësoi Programin Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Republikën e Kosovës. shkruan biznismeni Destani në Facebook.

Kjo marrëveshje mes tjerash paraqet dëshmi për përkushtimin institucional edhe të ShBA-ve për mbështetjen e kompanive vendore për eksportime të produkteve të vendit në kompanitë e diasporës shqiptare nëpër botë. Aftësimi i kompanive shqiptare për të konkurruar në tregjet perëndimore me sasi, cilësi dhe çmime paraqet sfidën dhe mundësinë më të mirë për zhvillim ekonomik të trojeve tona, ka përfunduar Destani.

Komentet
Top