Largohet Visar Ganiu, KF Shkupi me trajner të ri

Visar-ganiu-dhe-Ardian-Nuhiu.jpg

Visar Ganiu është larguar nga Shkupi dhe këtë e ka bërë me dije me anë të një statusi të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ai nuk dëshiron të tregojë arsyet e largimit, por lë për të kuptuar që diçka ka ndodhur te Shkupi dhe mendon se është momenti i duhur për t’u larguar. Vendin e tij e ka zënë për momentin Ardian Nuhiu.

“Të dashur miq, shokë dhe dashamirë të futbollit. Desha t’ju informoj që pas 11 muajve të kaluara si trajner dhe 2 vite më parë si drejtor sportiv në FC Shkupi, është momenti edhe i ndarjes tonë për disa rrethana që janë krijuar në klub, e më tej nuk dua t’i komentoj dhe më besoni që nuk dua askush t’i komentoje. Përkrahje të vazhdueshme kam pasur prej kryetarit Ejup Ademi dhe nënkryetarit Suat Alija, të cilët i falënderoj përzemërsisht për atë që po bëjnë për klubin. Gjithashtu falënderim të madh meritojnë kolegët e mi të stafit teknik Ardian Nuhiu, Bllagoja Georgiev, Faruk Jonuz dhe Orhan Abdi, lojtarët me në krye kapitenin Suat Zendeli, tifo-grupin e mrekullueshëm “Shvercerat”, sekretarin Sulo Halili, zedhënësin Hajrush Mani, ekonomistin Feta Baftijari, fizeoterapisin Harun Zejneli, mjekun Petre Stojanovski dhe kuptohen në fund familjen time të çmuar që ka merita të pazëvendësueshme. Trajnerit të ardhshëm i dëshiroj suksese, me respekt Visar Ganiu”.

Komentet