Lamtumirë kollës dhe dhimbjes së fytit vetëm me këtë përzierje me uthull

1.jpg

Dimri lë pas shumë viroza që prekin të gjitha kategoritë e njerëzve, e veçanërisht fëmijët. Kollë, dhimbje dhe skuqje fyti, hundë të bllokuara dhe shumë simptoma të ngjashme shoqërojnë edhe ditët e ngrohta të pranverës. Kështu, ndjeni këputje, nuk hani dot për shkak të dhimbjes së fytit, temepraturës dhe shumë shqetësime të tjera të shkaktuara nga virozat.

Por, ndonjëherë duhet të jeni shumë praktikë dhe të mendoni se zgjidhjen e keni pikërisht në kuzhinë. Uthull molle, mjaltë dhe limon janë kombinimi perfekt që forcon sistemin imunitar dhe ju jep shumë energji. Shtoni edhe disa përbërës të tjerë për ta bërë akoma më të fuqishme këtë përzierje.

Përbërësit:
½ gotë uthull molle
1 lugë gjelle mjaltë
3 feta limon
½ gotë ujë
1 lugë çaji piper i kuq

Përgatitja dhe përdorimi:
Hidhni ujin dhe uthullën në një enë dhe vendosini në zjarr të vlojnë. Më pas shtoni piperin e kuq, mjaltin dhe përziejini mirë. Në fund hidhni fetat e limonit.
Thithni avullin e përzierjes teksa ajo vlon. Më pas kullojeni atë dhe pijeni. Kështu do të shëroheni plotësisht nga gripi, grykët dhe nuk do të keni më hundë të bllokuara.

Komentet
Top