Lamtumirë Arsenal, Xhaka rikthehet në Bundesligë

xhaka1-e1464177137939-780x439.jpg

Granit Xhaka mund të rikthehet në Bundesligë gjatë verës

Arsenali mund të ndahet me Granit Xhakën gjatë kësaj vere. Lojtari nuk ka bindur me paraqitjet e deritanishme në Londër dhe ka gjasa që të largohet nga Emirates, shkruan The Sun.

Londinezët kanë pritur më shumë nga përfaqësuesi i Zvicrës, i cili u ble nga Borussia Mönchengladbach për 45 milionë euro.

Sipas The Sun, ish-anëtari i Baselit pritet të rikthehet në Bundesligë, ku interesim ka shfaqur gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Madje, interesimin e Bayernit për Xhakën e ka konfirmuar edhe ish-selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld.

“Bavaria e ka Xhaka në radar. Xhaka është gjithmonë një temë e bisedës për klubet e mëdha dhe zhvillimi i tij ende nuk ka përfunduar”, ka deklaruar për Bild ish-trajneri i Bayernit.

Komentet
Top