Home » Lajme Vendore
Shkup: Kërcenohen nga policia aktivistët e OJQ “Realiteti”
Organizata shqiptare “Realiteti” sot në Shkup në një konferencë për shtyp u ankua se policia e Maqedonisë po e pengon aktivitetin e tyre duke e goditur kështu edhe sektorin civil dhe fjalën e lirë.
Jemi këtu për t’ju informuar se Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht shërbimi shtetëror, ka marrë në bisedë informative aktivistë të OJQ Realiteti duke I mbajtuar ata...
KE për zgjedhjet: Gjeni kompromis brenda datës 18 Mars
Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme të Zgjerimit në KE, Pierre Mirel i ka bërë apel të fortë politikës shqiptare të gjejë kompromisin për të kthyer në normalitet jetën parlamentare në vend.
Gjatë fjalës së tij në takimin e parë të komitetit të Stabilizim Asocimit, Mirel ka theksuar se konsensusi politik është jetik për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ai pranoi se arritjet...
Miratohet rezoluta për heqjen e vizave
Të enjten rreth orës 21 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me shumicë votash rezolutën për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.
Kështu, rezoluta në fjalë është votuar në parim me 127 vota pro, në një seancë ku nuk munguan debatet mes pozitës dhe opozitës.
Kjo e fundit i kërkoi mazhorancës që të heqë dorë nga sloganet se PS kërkon të pengojë këtë nismë,...
Adem Demaçi kritikon BDI-në e Ali Ahmetit
Viktimat e demonstratave të 1981 në Prishtinë, u përkujtuan sot në Shkup, me një akademi përkujtimore. 29 vjet pas protestave të përgjakshme, shqiptarët mbeten ende larg të drejtave të barabarta. Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare nga Kosova, Adem Demaçi tha se politikanët tanë nuk duhet të bëhen pre e interesave ditore, por të punojnë për popullin nga i cili kanë marrë...
Raporti i DASH për vitin 2009
Shqipëria probleme me zgjedhjet
Problemet në zgjedhjet e 28 qershorit, zënë vend qëndror në pjesën për Shqipërinë, të raportit të Departamenti Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut gjatë 2009-ës. Sipas raportit, zgjedhjet nuk përmbushën plotësisht standardet e kërkuara, ndërsa korrupsioni politik mbetet ende problem i madh. Raporti veçon mos-njohjen e rezultatit të zgjedhjeve...
Shkup: U takuan liderët partiak
Kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot para liderëve të LSDM-së Branko Cërvenkovski, të BDI-së Ali Ahmeti dhe të Demokracisë së Re, Imer Selmani i prezantoi propozim ndryshimet e Kushtetutës në pjesën e Këshillit gjyqësor.
Të përgatitet projekt-amendamenti si fazë e fundit e ndryshimeve të propozuara gjegjësisht se si do të dukeshin nëse të gjithë do...
Rritet niveli i Fierzës, rrezik dhe nga Ohri
Moti i keq dhe reshjet e vazhdueshme që kanë përfshirë gjithë Ballkanin kohët e fundit, po ndihmojnë përmbytjet e mëtejshme në zonën veriore të Shqipërisë, sidomos në Shkodër. Rreziku vjen jo vetëm nga tejkalimi i nivelit kritik të Fierzës, por edhe nga tejmbushja e liqenit të Ohrit me ujë. Është kaluar me 25 centimetra niveli i Ohrit dhe kjo përbën rrezik përmbytjesh në...
Quint-i nuk ka kërkuar ndryshime në qeveri
Ambasadat e shteteve të “Quint-it” në Prishtinë, nëpërmjet një deklarate, konfirmojnë qëndrimin e tyre se nuk kanë kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi që të bëjë ndryshime në Kabinetin e tij ministror, sepse kjo, siç thonë ata, është përgjegjësi e kryeministrit dhe e partnerëve të koalicionit.
Në një deklaratë të përbashkët, ambasada e Francës, e Gjermanisë,...
SHISH, tani do të veprojë edhe jashta Shqipërisë
Komisioni i Ligjeve miratoi dje pr/ligjin për SHISH pas mendimeve të paraqitura nga Drejtori i SHISH-it Bahri Shaqiri. Në përfundim të mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, (kërkesë kjo e kreut të SHISH Bahri Shaqiri), komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar bashkë me amendimet e tij projektligjin në fjalë, i cili kufizon mandatin e drejtuesit të këtij institucioni në...
Rama, kërkon mbështetjen e PE për kutitë dhe vizat
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka vizituar Parlamentin Europian në Strasburg, në datat 9 dhe 10 mars. Në këtë vizitë dyditore z.Rama ka zhvilluar takime me drejtuesit e Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve si dhe mbajti një fjalim në mbledhjen e Grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve.
Kryetari i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve, Martin...
NATO rifillon bashkëpunim me FSK-në
KFOR-i rifilloi sot trainimin e forcës së sigurisë së Kosovës FSK pas një pezullimi treditor, thuhet në një deklaratë për shtyp të KFOR-it. “Ne konfirmojmë se KFOR-i do të rifillojë ushtrimin e rolit të tij si trajnues dhe kujdestar për FSK”, thuhet në deklaratë. Vendimi u mor pas bisedimeve për zgjidhjen e çështjes të zyrtarëve të lartë kosovarë, presidentit...
Tërmet në Kosovë, pa pasoja
Në disa qytete të Kosovës janë ndier dridhje të fuqishme të tokës. Deri më tash nuk raportohet për dëme dhe viktima. Ende nuk është raportuar zyrtarisht për shkallën e dridhjeve dhe epiqendrën e këtij tërmeti. …
Në disa qytete të Kosovës janë ndier dridhje të fuqishme të tokës. Deri më tash nuk raportohet për dëme dhe viktima. Ende nuk është raportuar zyrtarisht...


