Home » Lajme nga Bota
Hondurasi njeh Republikën e Kosovës
Share Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Vendimi për njohjen e Kosovës i është kumtuar sot Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati.
Ministri Hyseni dhe Ministri Canahuati gjatë një bisede të gjatë dhe të përzemërt telefonike...
Shpikja e re: “uji i thatë”
Share Shkenca ka arritur çudinë më të re, atë që do t’i dukej e pamundur gjithkujt: ka shpikur ujin e thatë. Kjo lëndë arrin të thithë dioksidin e karbonit. Në fakt, 95% e kësaj lënde është e përbërë prej lëngut dhe ëstë e rrethuar nga një bazë kripore prej silici. Thithja e CO2-it dhe gazeve të dëmshme prej atmosferës së Tokës nga uji i thatë, do të ndihmonte ngrohjen...
Uashington, fillojnë bisedimet izraelito-palestineze të paqes
Share Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë filluan sot raundin e parë të bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes në dy vjet dhe ranë dakort për një raund të dytë në mesin e shtatorit. Përfaqësuesi i posaçëm amerikan Xhorxh Miçëll tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe presidenti palestinez Mahmud Abas kanë patur bisedime të frytshme dhe kanë rënë dakort të takohen...
PE: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave
Share Parlamenti Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të mire dhe ka plotësuar kushtet e vendosura për liberalizimin e vizave. Ndërkohë, raporti i Komisionit të Punëve të Brendshme, Drejtësisë dhe Lirive Civile i datës 13 shtator pritet të jetë pozitiv, duke përshpejtuar kështu procedurat për hyrjen në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave brenda këtij viti,...
Bosnja drejt ndarjes, Sanxhaku kërkon autonomi
ShareMendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën përbën precedent legal për Republikën Serbe të Bosnjës që të shkëputet dhe kjo mund të ndodhë në mënyrë paqësore brenda katër vjetëve, por rajoni nuk do të rrëmbehet në një hap të tillë, ka thënë kryeministri Millorad Dodik, transmeton Zëri.
Në një intervistë për agjencinë Reuters, kryeministri i...
Obama për Lindjen e Afërt: Mos e lëshoni rastin për paqe
ShareFoto: AFP/Getty Images SHBA-ja do ta shfrytëzojë gjithë autoritetin e saj në mbështetjen e përpjekjeve për arritjen e paqes në Lindjen e Afërt, deklaroi mbrëmë presidenti amerikan, Barak Obama, duke i bërë thirrje Izraelit dhe Palestinës “të mos e humbë mundësinë e volitshme, e cila nuk do të përsëritet së shpejti”.
Këtë deklaratë Obama e dha pas bisedimeve...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë
ShareNë vitet e ardhshme Azia do të përjetojë një rritje të madhe ekonomike, kështu që deri në vitin 2015 me fuqinë e saj ekonomike ajo do të arrijë ekonomitë e SHBA-së dhe Evropës, parashikon Fondi Montear Ndërkombëtare (FMN).
Sipas parashikimeve më të reja të Bankës aziatike për zhvillim, rritja ekonomike e rajonit të këtij viti do të arrijë 7.9 për qind . Në analizat...
Obama: Mbyllet misioni luftarak në Irak
Share Presidenti amerikan, Barak Obama, i shpalli të mbyllura operacionet luftarake në Irak, por premtoi se SHBA-ja do të mbetet mike dhe partnere e këtij vendi në procesin e rindërtimit.
Duke thënë se është koha “që të kthehet faqja”, presidenti Barak Obama i shpalli të mbyllura operacionet luftarake të Shteteve të Bashkuara në Irak, duke e përfunduar kështu misionin, i cili...
Fundi zyrtar i operacioneve në Irak
ShareShtetet e Bashkuara pritet të deklarojnë sot edhe zyrtarisht përfundimin e operacioneve luftarake në Irak, shtatë vjetë e gjysmë pas ndërhyrjes dhe rrëzimit të rregjimit të Sadam Huseinit.
Në mbrëmje presidenti Obama do të mbajë një fjalim nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë ku do të flasë edhe për rolin e Amerikës në Irak në të ardhmen dhe fokusimin në luftën kundër...
Sllovaki, viktimat e masakrës, pjesëtarë të një familjeje
Share Të gjashtë viktimat e çmendurisë së një njeriu të vetëm në Bratisllavë të Sllovakisë, njoftohet se i përkisnin të njëjtës familje. Detaje të reja kanë dalë mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin sllovak. Personi që hapi zjarr dhe ë la të vrarë 6 persona, ishte një 50 vjeçar dhe jo adoleshent 15 vjeç siç u raportua fillimisht. 4 gratë dhe dy burrat e vrarë me mitraloz,...
Irani do të ndërtojë reaktorin e parë bërthamor
ShareIrani thotë se ka në plan të ndërtojë reaktorin e parë bërthamor me shkrirje deri në vitin 2020.
Agjencia e lajmeve INSA citoi shefin e qendrës iraniane për kërkime bërthamore me shkrirje i cili ka deklaruar se Irani synon të shtojë stafin prej 36 vetash në 2 mijë për të ndërtuar një reaktor eksperimental gjatë dhjetëvjeçarit që po vjen.
Irani njoftoi në korrik një...
Sllovaki: 15 vjeçari masakron 6 vetë dhe veten
Share Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bratisllavë të Sllovakisë, ku një person ka qëlluar me mitroloz mbi një turmë njerëzish, duke vrarë 6 vetë dhe duke plagosur 19 të tjerë. Viktimat janë katër gra dhe dy burra, ndërsa ngjarja në lagjen Devinska Nova Ves, po hetohet nga policia për zbardhjen e shkaqeve. Autori i ngjarjes, një 15-vjeçar i droguar i cili ka vrarë...
Gadafi: Islami të jetë feja e të gjithë Evropës
Share Presidenti i Libisë, Muammar Gaddafi propozoi në Romë që islami të bëhet “feja e të gjithë Evropës”, raportojnë mediet italiane.
Gaddafi, para 500 femrave të mbledhura, ka thënë se “islami do të duhej të bëhet feja e të gjithë Evropës dhe se Muhamedi është profeti i fundit”, ka thënë një prej pjesëmarrëseve të takimit.
Femrat e mbledhura janë paguar nga 80...
Greqi, sulmohet autobusi i kompanisë shqiptare
ShareNjë autobus me targa shqiptare është sulmuar mesnatën e së dielës në zonen e Mesologjit në Greqinë Qendrore.Sipas policisë greke,ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Qefalovrisi në afërsi të qytetit të Mesologjit, transmeton T-CH.
Mësohet se persona ende të panjohur,goditën me gurë dhe me tre bomba Molotov,autobusin që kryente linjën Athinë –Sarandë me targe SR 5892 B,prone...
Uashington: Demonstratë e madhe kundër presidentit Obama
ShareFoto APDy muaj para zgjedhjeve për Kongres, mijëra amerikanë të ultra së djathtës politike, kanë protestuar në Uashington kundër politikës së presidentit amerikan Barack Obama. Protesta kundër sipas tyre rënies së vlerave dhe ndikimit tepër të madh të shtetit qysh prej ardhjes së Barack Obamës në postin e presidentit, është organiuzuar nga e ashtuquajtura lëvizja konservatore...
Tadiq në Bruksel për ndryshimin e Rezolutës
Share Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, ka deklaruar në Uzhicë, një qytet në perëndim të Serbisë, se delegacioni i Qeverisë së Serbisë do të udhëtojë për në Bruksel për të biseduar me përfaqësuesit e BE-së rreth Rezolutës mbi Kosovën, që i është paraqitur KB-së, transmeton portali Koha.
Tadiq ka thënë se vërejtjet në Rezolutën...
Serbia pyet BE-në për rezolutën rreth Kosovës
Share Shumë shpejt një delegacion nga Beogradi do të diskutojë në Bruksel për rezolutën e paraqitur nga Serbia në Asamblenë e Përgjithshme. Mundësia e ndryshimeve ekziston, la të kuptohet Boris Tadiq.
Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, tha se delegacioni i Qeverisë do të udhëtojë për në Bruksel dhe do të bisedojë me përfaqësuesit e BE-së lidhur me propozim rezolutën për Kosovën,...
OKB: 72 mijë fëmijë në Pakistan në rrezik jete
ShareKombet e Bashkuara janë gjithmonë e më të shqetësuara lidhur me shtimin e gjasave për përhapjen e epidemive apo urisë në mesin e të prekurve nga përmbytjet në Pakistan. Fëmijët janë grupimi më i rrezikuar.
Zyrtarët e UNICEF-it, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, thonë se i druhen “kombinimit vdekjeprurës të sëmundjeve të shkaktuara nga uji i ndotur, përfshi...
Beogradi dhe Brukseli do të modifikojnë Rezolutën e Serbisë?
ShareBeogradi dhe Brukseli do ta gjejnë mënyrën për të modifikuar propozim rezolutën e dërguar nga Serbia në Kombet e Bashkuara”, shkruan në numrin e sotëm e përditshmja serbe Politika.
Sipas gazetës marrëveshja për mundësinë e ndryshimit të rezolutës së Serbisë është arritur gjatë takimit të shefit të diplomacisë gjermane Vestervele me Presidentin Boris Tadiç, transmeton...
Karter ndërmjetësoi për lirimin e shtetasit amerikan në Korenë e Veriut
Share Ish-presidenti i SHBA-së Xhimi Karter, i cili arriti të mërkurën për vizitë në Korenë e Veriut, veproi për lirimin e shtetasit amerikan Ajxhalon Mali Gomes, i cili nga janari i këtij viti ndodhej në burg për shkak të hyrjes ilegale në Korenë e Veriut.
Tridhjetëvjeçari Gomes u dënua në prill nga gjykata koreanoveriore në tetë vite robëri të rëndë për akuzën për hyrje...
