Lajm: A e din Zemri Qamili se a janë ekzekutuar Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj?

Zemri_Qamili_14_514172046_315430931_127340558.jpg

Përgjigjen ndaj misterit nëse Beg Rizaj, Mirsad Ndrecaj, Komandant Malisheva janë vrarë gjatë luftimeve, ose janë ekzekutuar pas arrestimit, duhet ta posedon zëvendësministri i punëve të brendshme të Maqedonisë Zemri Qamili, thonë për “Lajmpress” burime policore në Kosovë.

Ata thonë se edhe pse disa herë kanë kërkuar, deri tani nuk kanë marrë përgjigje konkrete nga Qamili se si ka ndodhur vrasja e udhëheqësve të grupit të Kumanovës. Qamili për këtë me siguri e ka njoftuar edhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, por as ai deri tani nuk ka dalë në opinion me përgjigje të saktë rreth kësaj çështje.

Tani për tani si dëshmi e vetme mbetet ajo e Sulejman Osmanit i cili tha se e ka pa me sytë e vetë Mirsad Ndrecajn duke u dorëzuar në polici, me plagë të lehta. Osmani tha po ashtu se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u ka premtuar pjesëtarëve të grupit të armatosur se nëse dorëzohen do t’i presin ekipe të OSBE-së, por ka ndodhur e kundërta, ata janë arrestuar nga policia./Lajmpress

Komentet

One thought on “Lajm: A e din Zemri Qamili se a janë ekzekutuar Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj?”

  1. Poker says:

    po zemri qamili e din se kush i vrau luftaret e kumanoves po ashtu e din se kush i masakron te burgosurit,zemri qamili e din se si u tradhetuan keta djem zemri qamili e din me cilin bashkepunoj per tradhetin e bere te gjithat i din ki sharlatan.
    zemri qamili nje gje nuk e din si mbrini ne let post?.
    me analiza te lehta zbardhet edhe kjo enigme se si mbryni ne ket post,duhet te dihet vetem nga vjen(shemshova),kush ishte gjat karieres se tij si “milic” ne shkup me vone ne tetove,cka mendojn koleget per te,pse msheheshi gjat liuftes ne shtepiat private(podrume) pasta na doli sikur ka qen dikush ne lufte kur kuri nuk pa krisme etj.
    po zemri qamili i din te gjithat dhe e din shum mire se cka ka be dhe me cilin bashkpunon dhe per cilin punon.

Leave a Reply