Ky është pallati luksoz i Erdoganit, do të befasoheni nga çmimi – VIDEO

pallat-634x358.jpg

Ky është pallati luksoz i Erdoganit, do të befasoheni nga çmimi dhe vlera e tij (Foto/Video)
Autori: Lajmi.net Bota, Lajme, Lifestyle12:37, 18 April 2017

Referendumi i bërë këto ditë nga Rexhep Taip Erdogan i ka dhuruar atij më shumë kompetenca në këtë post

Dhe tashmë të gjithë mediat janë kthyer edhe njëherë nga luksi i tij, për të parë se çka posedon ky president.

Rexhep Taip Erdogan posedon një pallat luksoz që konsiderohet ndërtesa më e madhe e ndërtuar në 100 vitet e fundit, shkruan gazeta Tema, transmeton lajmi.net.

Rezidencë superluksoze, e ndërtuar me paratë e shtetasve turq, ka 1100 dhoma dhe ndodhet në periferi të Ankarasë.

Kjo ndërtesë është 30 herë më e madhe se Shtëpia e Bardhë, 7 milionë sterlina janë shpenzuar vetëm për tapeta, 5 milionë sterlina janë shpenzuar për 400 dyert e pallatit dhe çdo gotë kushton 250 sterlina.

Në këtë pallat ka pishina, banjo turke, sauna dhe vetënm fatura e ngrohjes në vit kushton 500 mijë sterlina.

Për këtë ndërtesë janë shpenzuar plot 500 milionë euro.

Komentet
Top