Kujdes! Mos e pini kafen esëll. Disa nga pasojat

kafe.jpg

Është e rëndësishme që para se ta konsumoni në mëngjes, të hani të paktën një fetë bukë dhe nëse nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht

Për shumë njerëz, dita nuk mund të nisë mbarë në qoftë se nuk pinë kafenë e mëngjesit. Kafeja është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë veprimin e radikaleve të lira në organizëm.

Ul rrezikun e prekjes nga diabetit i tipit 2 dhe kanceri i pankreasit, ju ndihmon të keni humor të mirë, redukton mundësinë e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit dhe zhvillimi i sklerozës së shumëfishtë etj.

Por nëse e pini me stomakun bosh, dijeni që po i bëni një dëm shumë të madh shëndetit tuaj. Stomaku përmban acid hidroklorik, i cili shpërbën ushqimin dhe proteinat, si dhe shërben po ashtu për të balancuar nivelin e acideve gastrike në trupin e njeriut.

Në momentin që pini kafe me stomakun bosh, acidi hidroklorik gërryen stomakun, shkakton urth dhe ulçër.

Si pasojë e mos-shpërbërjes së proteinave do të keni djegie stomaku dhe inflamacion të zorrës së trashë. Kafeja ka veti dehidratuese, prandaj këshillohet gjithmonë ta shoqëroni me një gotë ujë.

E konsumuar esëll ajo shkakton rrahje të çrregullta të zemrës, ankth, luhatje humori si dhe ndikon tek tensioni i gjakut.

Ekspertët e shëndetit publik rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim dhe jo menjëherë pas zgjimit nga gjumi.

Komentet
Top