Kthehet Cikalleshi, menjëherë gol – VIDEO

CIKAL.jpg

Në “frigorifer” prej shumë javësh, më në fund Sokol Cikalleshi është kthyer në fushë dhe menjëherë ka treguar vlerat e tij, duke shënuar.

Sot Bashakshehiri luajti ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kupën e Turqisë, në fushën e Jeni Amasjasporit, duke fituar 1-0.

Cikalleshi më në fund e nisi nga minuta e parë, duke luajtur për 81 minuta.

Në minutën e 73-të sulmuesi i Kombëtares sonë mori një pasim të bukur në zonë dhe nuk fali, duke shënuar golin vendimtar.
Edhe sezonin e shkuar Cikalleshi shkëlqeu, duke u shpallur shënuesi më i mirë në kupë, ndërsa goli i sotëm është një sinjal për trajnerin se meriton më shumë hapësirë.

Gjithsesi, nëse vendos të ndryshojë klub në janar, Cikalleshit nuk i mungojnë ofertat nga shumë kampionate.

Komentet