Kryqi i Kuq: Ndihmë në pajisje për shkollat në rajonet e përmbytura

Vershimet-Hasanbeg-939-86262264757-960x540.jpg

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me rastin e ndodhjes së përmbytjeve që goditën rajonin e Shkupit dhe Tetovës më 6 gusht 2016, ka zbatuar shumë aktivitete humanitare për mbështetjen e popullatës së goditur dhe rimëkëmbjen e shpejtë të komunitetit. Përveç intervenimeve në dhënien e ndihmës së parë, duke inkurajuar popullsinë dhe organizatat partnere janë kryer një numër i madh aksionesh të pastrimit, donacione mjetesh monetare, donacione të ushqimit, produkte higjienike, veshje, mobilie dhe pajisje shtëpiake, mbështetje për rindërtimin e shtëpive, edukime të popullsisë për t’u përballur me katastrofat, aktivitete për forcimin e kapaciteteve të komunitetit etj.

Me mbështetjen e Kryqit të kuq të Gjermanisë është siguruar ndihma në pajisje kompjuter laptop, projektor LCD dhe ekran i projektimit për 6 shkolla fillore në rajonin e përmbytur.

Donacioni do të jepet më 20.03.2017 (e hënë) në orën 11:00 në Panairin e Shkupit – Salla e Biznesit, në praninë e përfaqësuesve të Ambasadës së Gjermanisë dhe Ambasadës së Austrisë, të cilët janë partnerët tanë afatgjatë në sigurimin e mbështetjes për grupet e rrezikuara të popullsisë.

Komentet

0 thoughts on “Kryqi i Kuq: Ndihmë në pajisje për shkollat në rajonet e përmbytura”

  1. dardan says:

    Ja kush eshte udheheqes qe I rine popullit te vete afer ne cdo situate.
    Jo si udheheqesit tone, jane duke I trazu njerit nga shpija e ashkush nuk shkon te ja ndegjoj hallin e te ju ndihmojne !!!…

Top