Kroos: Ja ndryshimi i Bayernit të sotëm me atë të Guardiolas

Real-Madrid-620x380.jpg

Pas humbjes shkatërruese 4-0 ndaj Real Madrid-it në vitin 2014, Toni Kroos vendosi të largohej nga Bayern dhe të vishte fanellën e bardhë.

Mesfushori ia doli, në fakt, edhe pse shumë dyshonin se ai do të ngrohte stolin në Madrid. Gjermani aktualisht është një nga lojtarët më konstantë të “Galaktikëve”. Nesër ai do të rikthehet në Mynih, por kësaj here si kundërshtar. I pyetur se si e sheh skuadrën bavareze me trajnerin Carlo Ancelotti, ai gjeti rastin të “thumbojë” Pep Guardiolën.“Nuk e di se do të luajmë ndaj Bayern-it. Këtë do të na e thotë trajneri. Mendoj se është e kuptueshme se Bayern do të na sulmojë menjëherë, por nuk e besoj se do ta bëjë gjatë gjithë takimit, siç ndodhte më parë me Guardiolën. Tani janë bërë më efikasë. Gjithsesi, e kam të qartë se në fushën e tyre do të na vënë nën presion dhe do të përpiqen të kenë sa më gjatë kontrollin e topit. Ne duhet të tregohemi të zgjuar për t’iu përgjigjur lojës së tyre”, – u shpreh kampioni i botës.

Komentet
Top