Kriza politike në Maqedoni mund të kalojë në krizë ndëretnike

145881-81wE41SMvZ.jpg

Mbrëmë në emisionin “Monitor”, në Radio Televizion e Kosovës (RTK), është diskutuar për zhvillimet politike në Maqedoni.

Përfaqësues politik dhe njohës të rrethanave politike të Maqedoni, kanë vlerësuar se në Maqedoni mund të kalohet nga kriza politike në atë ndëretnike. Sipas tyre veprimet e presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, janë në kundërshtim me kushtetutën e Maqedonisë.

Talat Xhaferi deputet i Kuvendit të Maqedonisë, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ka theksuar se akti i mosdhënien së mandatit nga presidenti i Maqedonisë, Ivanov, është grusht shtet klasik. “Me këtë kat Ivanovi ka bërë grusht shtet. Ai me këtë vërtetoi se është i mbikëqyrur dhe i kontrolluar nga një parti politike. Kjo parti edhe e kishte dominuar atë për kandidat për president”, ka theksuar ai. Sipas tij me këtë akt Ivanovi e ka thelluar krizën institucionale në Maqedoni. Xhaferi ka thënë se sovraniteti në bazë të kushtetutës i takon popullit. ‘Ky sovranitet është bartu në numrat e mandatave në Kuvend”, ka thënë Xhaferi. Ai ka thënë se presidenti Ivanov duhet të jap mandatin atyre që kanë 67 mandate. Sipas tij duhet të thirret seanca.

Kurse profesori i së drejtës kushtetuese, Bajram Pollozhani, ka theksuar se kriza politike po kalon në atë ndërnacionale. “Veprimet e Ivanovit janë të njohura. Kriza është shumë e thellë në Maqedoni”, ka theksuar Pollozhani. Ai ka thënë se është dashur të zgjidhet kryetari i Parlamentit të Maqedonisë. ‘Së shpejti do të u kaloj mandati të gjithë kryetarëve të komunave të Maqedonisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq historiani Nuri Bexheti, ka theksuar se problemi është kompleks në Maqedoni. “Komoditeti është i BDI-së, ajo është çelësi i zgjidhjes së problemit”, ka theksuar ai. “BDI-ja është partia që njeh vetëm fitore. Elita e saj është ushtarake. Pa BDI-në, nuk zgjidhet kriza”, ka theksuar ai. Sipas tij hendeku ndërmjet dy taborëve maqedone, LSDM-së dhe VMRO-DMN-së, është shumë i madh. Bexheti ka thënë se kërkesat e shqiptarëve janë në Marrëveshjen e Ohrit, por ato nuk janë respektuar.

Kurse gazetari Arben Retkoceri, ka theksuar se kulmi i problemit në Maqedoni ka ardhur pas aferave të përgjimeve. “Përmes metodave të ndryshme kanë arritur që të bindin qytetarët maqedonë që të jenë kundër Platformës shqiptare”, ka theksuar ai. Sipas tij fatkeqësia është se maqedonët dominojnë. “Mosmarrëveshja për arritjen e marrëveshjes ndërmjet BDI-së dhe VMRO-DMN-së, ka qenë prokuroria speciale dhe jo gjuha”, ka theksuar ai. Retkoceri, ka vlerësuar se dy arsyet kanë qenë që BDI të mos shkojë me VMRO-DMN-në, është presioni nga anëtarësia dhe presioni ndërkombëtar. Ai ka thënë se Platforma Shqiptare nuk do të realizohet.

Autor: RTKlive

Komentet
Top