Kosovari: Ja si e binda Ronaldon të bënte shqiponjën – FOTO

RONALDO.jpg

Shenja e shqiponjës është pak të thuash se duket si një lloj trendi, më së shumti mes sportistëve shqiptarë, qofshin këta që sot përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, apo jo. Por shihet se kjo lloj “sëmundjeje” ka zënë edhe njërin nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror në dy dekadat e fundit. Bëhet fjalë për Ronaldo Luis Nazario de Lima, i njohur shkurt me emrin Ronaldo. Braziliani, tashmë i tërhequr nga futbolli i luajtur, ka bërë pak ditë më parë shenjën e shqiponjës, duke u solidarizuar me komunitetin shqiptar në mbarë botën. I gjendur në një pab në Londër, Angli, ai ka pranuar që të fotografohet nga menaxheri i këtij bari, i cili më pas e ka risjellë këtë gjë ekskluzivisht për “Panorama Sport”.
Kosovari – Shqiptari nga Kosova Maks Isufi është menaxher te një nga lokalet më të mira dhe të njohura për jetën e natës në Londër, “Whiskey Mist”, aty ku natyrisht të takohesh me VIP nga bota e futbollit, muzikës apo kinematografisë, duket se është një gjë krejt normale. Të dielën e shkuar aty ka qenë pikërisht Ronaldo, i cili ka kaluar disa orë nën shoqërinë e miqve të tij. Dhe natyrisht, Maks Isufi nuk kishte sesi të humbiste këtë rast, duke i folur brazilianit. Isufi i tregon se është nga Kosova, duke i kërkuar që të bëjë një fotografi me Ronaldon.

“Ishte diçka befasuese që na vizitoi Ronaldo në lokalin ku punoj. Nuk durova dhe i kërkova të bëja foto me shqiponjën dykrenare”, thotë kosovari .

Braziliani – Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është fakti se vetë Ronaldo i ka pohuar menaxherit të lokalit se kishte mjaft informacion për Kosovën. “Ai më tha se kishte qenë në Prishtinë si ambasador i UNICEF-it dhe se i do shumë shqiptarët si popull. Më tregoi se ishte pritur jashtëzakonisht mirë atje dhe kjo gjë i kishte lënë goxha mbresa. E pyeta më pas nëse e dinte sesi festonin shqiptarët në fushën e lojës dhe u çudita që ai bëri shenjën e shqiponjës. Realisht, u besova shumë, pasi nuk e prisja që Ronaldo të dinte atë gjë. Normalisht, një personalitet i madh.

RONALDO

Komentet

One thought on “Kosovari: Ja si e binda Ronaldon të bënte shqiponjën – FOTO”

  1. prekazi says:

    bravo pun te madhe pahe bere tash duhet te marish pension per ter jeten si herro i kombit!.
    mjer ne shqiptaret me komplekset tona qe kemi!!!!

Leave a Reply

Top