Konsumoni patate për këtë arsye shëndetësore

0-165.jpg

Patatja është njëra ndër perime që hyjnë në familjen e perimeve të bardha.

Konsumimi me shumicë i perimeve të bardha ul rrezikun e prekjes nga kanceri në stomak.

Ky është konkluzioni në të cilin kanë dalë një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë, të cilët zbuluan se konsumimi i lulelakrës, patateve dhe qepëve ul shanset për t’u prekur nga kanceri në stomak.

E kundërta ndodh me konsumin e tepërt të birrës, pijeve të forta alkoolike dhe ushqimeve të konservuara, që sipas ekspertëve, rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri.

Mbrojtëse të mira kundër kancerit janë gjithashtu lakra dhe selinoja.

Besohet se të gjitha perimet përmbajnë vitaminë C, që gjendet me shumicë tek patatet dhe që vepron si antioksidues kundër problemeve me stomakun.

Komentet