KIMI-i i lënë gjysëm

635951492481314025.jpg

Elmir Sejfullai*

Personi i cili ishte pjesë e këshillit opozitar dhe Kryetari i saj, bëri atë që di të bëjë më së miri, TI LËRË GJËRAT NË GJYSMË. Duke marë parasysh jetën e tij, kjo është disi edhe e arsyeshme. KIMI edhe shkollimin e ka me gjysma. Gjysëm shqip, gjysëm maqedonisht. Edhe të folurën e gjuhëve nuk e ka të plotë. Shqipen e flet trapa-trupa, po ashtu edhe maqedonishten (dorën në zemër pak më mirë se shqipen). Edhe përgatitjen shkollore KIMI e ka lënë në gjysmë, ai nuk ka menduar se arsimi i lartë të bën më të përgatitur për jetë, andaj e ka lënë atë për të qenë “krijues autodidakt”. KIMI ka lënë në gjysmë edhe shumë punë. Si për shembull të përjavshmen “Lobi” e cila u botoua vetëm 5 vite. Revistën për kulturë “Jehona” (Shkup). Ka lënë në gjysmë edhe punën e redaktorit të veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Të mos i radhiti edhe shumë të tjera ku spikat posti i ZV/Drejtori të MTV në kohën e qeverisjes BDI-LSDM. Pra, KIMI është ekspert për ti lënë gjërat në gjysmë. Por, nëse të gjitha gjërat e lartpërmendura kishin të bëjnë me jetën e tij, madje edhe me “kontributin” e dhënë kulturës dhe gazetarisë. KIMI nuk guxonte të lënë në gjysëm një proces të cilin e filloj me disa persona të vetëzgjedhur të cilin e quajtën KËSHILL OPOZITAR. Ky njeri GJYSMAK, doli si ISPAD për të bërë “bashkimin” e opozitës, ndërkaq gjithçka që bëri ishte zvarritja e këtij procesi. Mendjemadhësia e tij prej autodidakti bëri që një parti e cila i besoj verbërisht të largohet nga procesi i bashkimit opozitar. Duke mos qenë idhëtar i konspiracioneve, nuk dëshiroj të besoj që KIMI është bërë pjesë e këtij skenari pikërisht me instrukcione të atyre që ai i shanë me gojën plotë, pra nga binomi famëkeq BDI-PMTH. Gjithsesi, epilogu i punës së tij le shumë dyshime se ky ka qenë qëllimi. Pra, të krijohet fama e një bashkëpunimi opozitar, të mos arrihet i njejti dhe me këtë opinioni të fitojë bindje se lugatët e BDI dhe PMTH nuk mund të mposhten. E pra, KIMI si gjithçka që ke lënë në gjysmë në jetën tënde edhe këtë e lë në gjysmë dhe e rrumbullaksove veprimtarinë tënde prej dështaki me edhe një dështim. Të jesh i bindur KIM se opozita do trumfojë në zgjedhjet e ardhshme sepse ka ofertë të qartë dhe ka moral për të kërkuar vota, gjë të cilën ti asnjëher nuk e ke bërë, sepse e di sa peshon. Opozita do të triumfoj sepse shqiptarët e FYROM nuk durojnë më autodidakt si ti dhe padronët tuaj nga BDI dhe PMTH që skanë asnjë arritje profesionale në jetën e tyre, dhe që paaftësinë e kanë kamufluar nën petkun e partisë me vota të vjedhura dhe të dhunuara. Vijnë gjenerata të reja KIM që nuk dinë se çka është ti përkulesh BRANKOS për të fituar një donacion, por që janë rritur me HALLALL nga prindërit e shumëvuajtur, por faqebardhë. Në fund të them: Urime hyre në histori si mercenar. Kurrë nuk do jesh i plotësuar. Do mbetesh GJYSMË. As mish, as peshk.

*Aktor/ Zëdhënës i LR-PDSH

Komentet