Këto janë kandidatët e BESËS për zgjedhjet lokale?!

besa1-640x302.jpg

Lëvizja BESA po shqyrton mundësinë e kandidaturave për zgjedhjet lokale. Në këtë parti po qarkullojnë emra të sigurt që tanimë gjatë kohë janë të përgatitur për zgjedhjet lokale. Siç mëson INA nga burime partiake duke nisur nga Likova, BESA në këtë komunë kandidat do të ketë Shaban Zendelin anëtarin e kryesisë, në Haraçinë do të synohet për një kandidat gjithpërfshirës, në Çair do të shkohet me stomatologun Bekim Sali. Në Saraj po shqyrtohet kandidatura. Ndërsa në Tetovë e Gostivar nuk përjashtohet që të kandidojnë Bilall Kasami dhe në Gostivar Fadil Zendeli si kandidat i koalicionit “Rilindje me BESË”.

Në Strugë është mëse e sigurt dhe e betonuar kandidatura e Arben Labënishtit. Lëvizja BESA është favorite edhe në komunën e Tearcës, Vrapçishtit dhe Bogovinës, atje ku tanimë janë krijuar bastionet e kësaj partie.

Komentet
Top