Kërçovë, ndërroi jetë fëmija shqiptar i kafshuar nga qentë

16938667_986025958198997_1113942996428234164_n.jpg

Në qendrën urgjente në Shkup sot rreth orës një ka ndërruar jetë fëmija katër vjeçar Xhevar Useini nga fshati Baçishtë i Kërçovës që tre ditë më parë u sulmua nga qentë endacak. Fëmija për disa ditë me radhë ka qenë nën asistencën e aparateve të frymëmarrjes në gjendje kritike. 4 vjeçari për shkak të lëndimeve serioze tre ditë më parë ishte dërguar në qendrën urgjente në Shkup. Xhevair Useni mori lëndime të rënda në pjesën barkut dhe kraharor nga qentë endacak. Operacioni të cilit iu nënshtrua ai ka zgjatur më tepër se tre orë dhe mjekët ishin të detyruar t’ia heqin njërën veshkë, megjithatë as ky intervenim nuk e shpëtoi. Të njëjtën ditë është sulmuar edhe një fëmijë tjetër por ai është jashtë rrezikut për jetë. Nga spitali i Kërçovës thonë se ka shumë qytetarë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të kafshimit të qenve.

Komentet
Top