Katolikët e Shkupit: Mungon prifti shqiptar, askush nuk na dëgjon

2_220.jpg
Këtë festë e feston edhe komuniteti katolik dhe ai I shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. Por përvec gëzimit padyshim të madh të besimtarëve, shqiptarët katolikë të Maqedonisë edhe këtë Pashkë përballen me problemet e vjetra.
Numri i besimtarëve katolikë shqiptarë në Maqedoni është në rënie dhe e gjithë kjo ndodh për shkak të mungesës së priftërinjve shqiptarë. Është një problem që aktualizohet në cdo festë fetare, por që harrohet menjëherë pas mbarimit të festave.
Para plot 20 viteve është mbajtur mesha e fundit në gjuhën shqipe thotë Anton Sereqi, prej atëherë mbetëm disi anash, pa predikues, pa një bari të vërtetë, na merr malli kur shkojmë në Ferizaj, Prizren e Letnicë thotë Sereqi.
“Mjerisht ne në Shkup në vendlindjën e shenjtës Nënë Terezë akoma nuk mund ta përcjellim meshën në gjuhën amtare. Me të vërtetë është një problem I cili egziston me vite me radhë, tanimë 25 vite ne nuk kemi prift shqiptar. Pasi Don G. Xhini ndroj jetë prej atëhere ne nuk kemi prift shqiptar dhe të gjitha ritet që duhet ti  zhvillojmë në kishë, pagëzime martesa morte ne nuk mundemi ti përcjellim në gjuhën amtare. Edhe një herë lus të gjithë ata faktorët që mund të na ndihmojnë, sepse shoh se partit polike shqiptare bëjnë cmos që shqiptarët ortodoks të kenë kishën e vete dhe duke e pasur këtu kishen tonë te Nënë Terezë nuk e shoh si mund ta përballojmë këtë problem pa ndihmën e shoqërisë tonë”, tha Anton Sereqi.
Besimtarët katolikë në Maqedoni shpresojnë se Pashkët e ardhëshme do t’i urojnë në gjuhen shqipe.
Komentet
Top