Katia Janeva has në pengesa sonte tek Sherbimi Sekret

katica-janeva-720x380.jpg

Vazhdon puna e PSP-së në Drejtorin për Siguri dhe kundërzbulim.

“Edhe përkundër bashkëpunimit të parë u ballafaquam me një moment të obstruksionit që të marrim informata dhe dëshmi në bazë të urdhrit gjyqësor. Bhet fjalë për një informatë specifike e cila është e rëndësisë kruciale për punën tone. Ne nuk heqim dorë përderisa nuk e zbatojmë në tërësi urdhëresën gjyqësore”, ka deklaruar prokurorja speciale Katica Janeva.

Ndryshe raportohet se Prokurorë publik të Prokurorisë Speciale gjatë gjithë natës do të jenë prezent në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim, deri në zbatimin në tërësi të urdhëresës gjyqësore.

Raportohet se në hapësirat e DSK-së, përveç të punësuarve në këtë drejtori dhe prokurorëve publik të PSP-së, me ftesë të drejtorit të DSK-së, në periudha të caktuara të pranishëm kanë qenë edhe drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dhe dhe zv/ ministri I brendshëm Oliver Andonovski.

Komentet