Ka vdekur

gent-mehmeti.jpg

Shkruan: Gent Mehmeti

Ka vdekur
-Nuk ësht më, nuk ka as ngjyra.
Ka vetëm zbehje fytyrash.
Ska gjelbërim, as frymë nuk mer dot.
Qielli gri ska ç’tju ofrojë.
As dielli nuk shëndrit si më parë.
Lumejtë e tharë stë japin të pish.
Qytet pa drita, i verbër në errësirë.
Stoli festash të vjetërsuara.
Të vjen të vjellësh nga pamja.
Më mir terr!
Smogu frymë të marësh stë le, ti mbyll sytë.
E ti qorrohesh.
Qorrohesh se nuk flet, nuk flet se s’sheh.
Ti nuk flet se je analfabet, ti je ngujuar në murre sistemesh.
Nuk sheh përtej murreve, syri yt i verbuar nga mos edukimi i vetes tënde.
Ti vet e zgjodhe rrugën e mos dijes, primitivizmit dhe keqardhjes.
Ti po fle!
Ti nuk zgjohesh, nuk zgjohesh nga droga sociale që stë le të shkëputesh nga ato ëndrra kuajsh.
Ëndrat pa punë nuk arrihen.
E ti nëse do ti arrish ëndrat?
Puno për to dhe me ato.
Sa më shumë të punosh, aq më pak do ëndërosh.
Sa më pak të ëndërosh, ti do zgjohesh do e kuptosh.
Ka vdekur, ska më.
Tani ka vetëm vetëm botë teknologjie.
Botë e flliqur kabllosh e rrjetesh vibrante që më ngacmojnë energjinë, dhe që absorbon mbeturinat e juaja.
Nga ky sistem gri njerëzish që maskohen nën hije teknologjish dhe sistemesh lidhëse që të japin dezinformata të montuara që të trishtojnë shpirtin dhe ta lajnë trurin.
Ti nëse do ta kuptosh, zgjohu puno, përmes murreve dil dhe shiko, në atë hapësirë makro që dikurë e kishe mikro .
Në makrostacion do e gjesh veten, do të gjesh gjithçka.
Diapazoni yt, ajo bebëz e vogël syri ty të zgjërohet dhe gjithçka do vërtetohet.
Ti do e gjesh veten.
Pikërisht atë që kërkoje!
Do e kuptosh se si bota rrotullohet dhe gjithçka përsëritet, që çuditërisht stë bëhet monoton.
Përgjigj’ja e asaj që e kërkonit është e kundërta e vdekjes, (senssacion) zgjohu o njeri jeto!
Ti do e kuptosh se nga kësi lloji sistemesh njerëzit çmenden pas kapitalizmit dhe botës materiale.
Botës së shkatërimit të njerëzimit, me rregulla dhe me dhunë.
Si pasojë e një borgjezie elite me sisteme kabllosh, që shkaktojnë dridhje toke dhe krijojnë botë makinerish moderne që na japin virus në muskuj e gjak dhe na bëjnë dembel të pa punë.
Ky sistem pa ngjyrë, që kombinohet me ngjyra dhe bëhet kloun për tju gënjyer mendjet, që ju të mos degradoni nga vetja dhe burgosja juaj nga ata.
Krijojnë religjione dhe dashuri të rrejshme.
Dhe pasi të keni fituar besimin dhe atë dashurinë e rrejshme. Ju filloni të adhuroni pothuajse gjithçka të shkruar nga sistemi hije.
Atëherë fillojnë grindjet mes njëri tjetrit, atëherë kur e kuptojmë se ska dashuri.
Ne fillojmë luftë religjioze, si dhe nacionale.
Ju atëherë ngatëroheni me kultura të ndryshme dhe bëheni multikulti.
Kultivoni çdo gjë plastike të modifikuar me veshje platini ose të larë në bronz që jua marin mend.
Për këtë sistem hije luftojmë, bëhemi ushtarë dhe armik të vetvetes për të hyrë në biznes.
Kur gjaku dhe mendja jonë prishet nga varësia e drogës helmuese që na fali sistemi hije.
Ne sot luftojmë për asgjë.
Edhe ngrohja globale po nxitet më shumë me ndihmën e digjitalizimit botëror.
Pikërisht kur përzihen energjitë, ndodhin dridhje, epoka akullnajash.
Ndodhin luftëra dhe shkatërohet individualizmi.
Dhe kur individualizmi shkatërrohet, ti sje më vetja.
Ti ke vdekur!

Komentet