Javier Mascherano drejt Galatasaray-it?

javier-mascherano-la-liga-real-madrid-v-barcelona_78tf3jtbcfvr1todyuctwxhrd.jpg

32-vjeç dhe me një karrierë të mbushur plot me trofe me fanellën e Barcelonës, Javier Mascherano mund të vendosë të provojë një aventurë të re larg Spanjës. Mbrojtësi argjentinas, i cili ka një kontratë deri në fund të 2019 me katalanasit, mund të largohet në fund të sezonit. Sipas mediave turke, Galatasaray ka nisur bisedimet me agjentët e lojtarit, të cilët bashkë me futbollistin po shqyrtojnë mundësinë për t’u transferuar në Turqi.

Komentet
Top