Janeva kërkon ndihmën e gjermanëve për hetime

Katica-Janeva_Fatime-Fetai.jpg

Prokuroria Speciale do të tentojë të hyjë në “Telekom” përmes drejtorëve gjermanë. Portali “Sakam da kazham” publikoi se Katica Janeva deri në fund të muajit do të ketë takime me tetë anëtarë të Këshillit të Drejtorëve të Telekomit maqedonas nga Gjermania dhe Hungaria, pasi pas katër përpjekjeve nuk mori urdhër gjyqësor për bastisje në suaza të dy hetimeve lidhur me përgjimin masiv në periudhën 2008-2015. Në bazë të provave të Speciles ekziston dyshimi i bazuar se përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në këtë periudhë në mënyrë joligjore janë përgjuar të paktën 4286 numrave të telefonit, për të cilat asnjëherë nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komentet
Top