“Jam këtu, çdo gjë është mirë”, përkëdheljet ndaj vëllait në prag të vdekjes janë prekëse

1-13.jpeg

Vëllai i vogël është i prekur nga kanceri dhe është duke vdekur, ndërsa ai mundohet që ta ngushëllojë ashtu siç mundet.

Një fotografi e realizuar nga Sheryl Blanksby në Australi dhe e publikuar në rrjetet sociale po bën xhiron e botës.

I vogli Thomas është vetëm 13 javësh dhe ka lindur me atë që në pamje të parë duket si njollë në krahë. Por me kalimin e kohës, njolla u përhap dhe pas disa kontrollesh, u zbulua se bëhej fjalë për një formë kanceri në veshka.

Vogëlushi u operua me urgjencë, por tumori u përhap me shpejtësi deri në tru, duke i lënë shumë pak kohë për të jetuar.

Siç shkruan ‘Indipendent’, vetëm 30% e fëmijëve të prekur nga ky tumor, arrijnë që të mbijetojnë, kështu që gruaja, nëna e dy të vegjëlve, ka vendosur të shijojë çdo moment me Thomas.

Nëpërmjet fotografive ajo tregon historinë e të birit në Instagram, mes tyre edhe njërën ku djali i madh e përkëdhel të voglin dhe i pëshpërit “Jam këtu, çdo gjë është mirë”.

William është në dijeni të sëmundjes së vëllait dhe sheh çdo ditë trishtimin në fytyrën e prindërve dhe në formën e tij mundohet që t’i lehtësojë.

Komentet
Top