Ja se si personat e panjohur ia vunë flakën “Barkod-it” në Tetovë

Untitled-47-640x337.png

Sot në ora 4 të mëngjesit, persona të panjohur kanë shkaktuar zjarr në kafiterinë “Barkod”, në Tetovë. duke u thirrur në informatën zyrtare të Policisë tetovare.

Zjarri në lokalin që është pronë e 40 vjeçarit R.M nga Tetova, shumë shpejt është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve tetovarë.

Sipas policisë, personat e panjohur kishin thyer xhamin në pjesën e perëndimore të objektit, nga ku kanë hedhur një shishe prej qelqi, respektivisht koktej molotivi i cili shkaktoi zjarrin.

Si pasojë e zjarrin janë djegur dy tatovlin të drurit, 12 ulëse si dhe një pjesë e banakut dhe dyshemesë, kurse për fat të mirë nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Policia kreu ekpsprtizë në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rastit. Policia nga vendi i ngjarjes ka ngritur edhe disa gjurmë të cilat do të dërgohen për ekspertizë.

Nuk jepen informata për vlerën e dëmit të shkaktuar material.

Komentet

0 thoughts on “Ja se si personat e panjohur ia vunë flakën “Barkod-it” në Tetovë”

  1. dardan says:

    Keto jane masat e para qe I ka ndermare VMRO-DPMNE ndaj BDI-SE (ndaj simpatizanteve).
    Te tjerat vijn pastaj !!!…

  2. Mafis says:

    Ky eshte shprehje e mllefit per zhgenjimin qe BDI dhe Ali Ahmeti ua beri shiptareve.

  3. tetova says:

    Jo bre mos besoni. Keta rebelohen vetem per bizneset e veta. aspak se kan gajlen e miletit.

Top