Ja në cilin vend do të ishte Real Madrid pa golat e Ramosit?

auto_1489399980_288568_1489403927_sumario_normal1489409720.jpg

Real Madrid tani do të ishte i pozicionuar në vendin e tretë në La Liga, po të mos ishin golat vendimtarë të kapitenit të tyre, Sergio Ramos.

Ramos pothuajse i vetëm e ka mbajtur Realin në garë për titullin e Spanjës.

Shtatë golat e tij ia kanë sjellur nëntë pikë skuadrës së Zinedine Zidane, shkruan AS.

Golat e barazimit ndaj Villarealit, Barcelonës, si dhe ata të fitoreve ndaj Malagës, Deportivos janë arsyeja se pse Reali prin në radhitjen tabelare

Komentet
Top