Ivanovi falë votave të shqiptarëve ishte zgjedhur president, ja votat (Tabela)

ivanov4-640x428.jpg

Gjorgje Ivanov në zgjedhjet e 2014 që fitoi përballë kundërkandidatit Stevo Pendarovski edhe në raundin e dytë ka fituar një numër të konsiderueshëm të votave shqiptare, edhe ate në bastione të pastra etnike shqiptare.

Sipas të dhënave që ka siguruar INA nga votimet në raundin e dytë zgjedhor Ivanov ka siguruar vota shqiptare, edhe pse partia shqiptare BDI kishte thirrur për bojkot të zgjedhjeve, për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për një president koncensual. Megjithatë siç mësohet, partia e VMRO-DPMNE ka arritur të nxjerrë vota shqiptare, mëson INA.

Ja rezultatet nga disa vendbanime dhe njësi ku ka votues kryesisht shqiptarë:

Likovë – 589 vota

Haraçinë – 376 vota

Bogovinë – 1661

Vrapçishtë – 2300

Dibër 1944

Zhelinë 1633

Saraj 2750

Studeniçan 1829

Komentet
Top