Ivanov refuzon takimin me Hahn, zgjedh protestuesit e VMRO-së

ppp.jpg

Një precedent i pazakontë ka ndodhur në politikën maqedonase, ku presidentit maqedonas Ivanov përveç refuzimit për t’ia dhënë mandatin për formimin e qeverisë, kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, sot ka vendosur të refuzojë takimin me eurokomisarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johanes Jan.

Nga kabineti i presidentit thonë se presidenti Ivanov, i cili dje ka qëndruar në takim pune në Hungari, do të kthehet në Maqedoni sonte vonë, dhe për këtë arsye nuk do të mund të realizojë takim me eurokomesarin Han.

“Se Ivanov në agjendën e tij nuk planifikon takim me eurokomisarin Han dhe tre eurodeputetët, që nga e premtja i është treguar ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar”, thonë nga kabineti i shefit të shtetit.

Dhe më tej shtohet se “Ivanov qartë dhe pamëdyshje ka porositur se nuk do të ndajë mandat, nëse fillimisht nuk dënohet dhe nuk hidhet poshtë Platforma Tiranase”.

“Duke pasur parasysh atë, presidenti nuk do të realizojë takim me eurokomesarin Han. Terminin e paraparë ua lëmë përfaqësuesve të iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët kërkuan takim me Hanin. Mirë është që eurokomesari të njoftohet me argumentet dhe arsyet se pse qytetarët e Maqedonisë protestojnë më shumë se njëzet ditë”, thonë nga kabineti i presidentit.

Kujtojmë se Hahn së bashku me tre eurodeputetët sot do të takojnë të gjithë kryetarët e partive politike parlamentare në Maqedoni.

Komentet

0 thoughts on “Ivanov refuzon takimin me Hahn, zgjedh protestuesit e VMRO-së”

  1. Studenti says:

    mire e kajn be, esht dasht krejt ditaret ti marin jo aq pak

  2. emri says:

    sikur ti injorant qe je do ishte mir. kur ke ne te gjitha lendet 1-sha ska kush faj.
    por ai ka harauar se ka edhe ditar elektronik

  3. studenti says:

    rofsh topat ti, un kam qene 5.00 ne gjimnaz

Top